Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sulmohet nga tre persona, dërgohet në QKUK

Një person nga Shtimja ka përfunduar në Qendrën klinike Universitare të Kosovës pasi i njëjti dyshohet se është sulmuar fizikisht nga tre persona të tjerë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, tre të dyshuarit janë ende në arrati.

“Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar, të cilët gjenden në arrati”, ka thënë Policia.

Tutje është njoftuar se në vendin e ngjarjes, rruga “Komandat Kumanova”, është gjetur dhe sekuestruar një predhë plumbi e pistoletës.

“Rasti është në procedurë hetimore”, përfundon njoftimi.