Sulmohet në vendin e punës, lajmëron rastin në Polici

Një vajzë ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës, aty kishte hyrë një person i maskuar, i cili nga brezi kishte nxjerrë një armë dhe i kishte kërkuar para.

Ngjarja ka ndodhur në Komunën e Vushtrrisë rreth orës 20:50.

Viktima kishte tentuar ta thërras policinë por në atë moment i dyshuari kishte dalë nga lokali dhe kishte ikur në drejtim të qytetit.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.