Sulmohet në Mitrovicë të Veriut kameramani Jetmir Muji, AGK dënon sulmin

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e ka dënuar ashpër sulmin ndaj kameramanit të portalit ‘Insajderi’, në veri të Mitrovicës.

Përmes një reagimi, AGK-ja është shprehur e shqetësuar dhe e tronditur me sulmin, ndërsa ka ftuar Policinë e Kosovës që ta hetojë me urgjencë rastin dhe t’i identifikojë personat përgjegjës.

“Sipas kësaj medie, Muji bashkë me gazetarin, Visar Duriqi, kanë qenë në veri për të përgatitur një emision, kur kanë parë futjen në veturë të një të riu nga disa persona. Kur Muji e ka xhiruar ngjarjen, ai është sulmuar nga këta persona, dhe ka përfunduar në Emergjencën e Spitalit në jug të Mitrovicës” – thuhet në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

KALLXO.com ka tentuar të marrë detaje edhe nga Policia e Kosovës, por deri në publikimin e këtij artikulli, ata nuk kanë kthyer përgjigje.