(Arkiv) Foto: KALLXO.com

Sulmohet në fshatin Suhodoll një i mitur i komunitetit serb

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar i moshës së mitur i komuniteti serb është sulmuar sot në fshatin Suhodoll të Mitrovicës.

Sipas Policisë, viktima është sulmuar nga katër persona të dyshuar.

“Sipas ankuesit  m/s/kosovar, i moshës së mitur,  sot rreth orës 05:15, deri sa  ka qenë në rrugë në fshatin Suhodoll,  është sulmuar fizikisht nga katër  persona të dyshuar. Lidhur me rastin, hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar” – thuhet në njoftim.

Tutje Policia sqaron se të gjitha veprimet e deritanishme  hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit.

Sipas Policisë, rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale – lëndim i lehtë trupor.