Sulmohet mjeku në QKUK, reagojnë nga Oda e Mjekëve

Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar pasi sulmit që iu është bërë një mjeku në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës.

Në reagimin e OMK-së është thënë se informatën për këtë rast e kanë pranuar me shqetësim duke thënë se sulmet fizike dhe verbale ndaj personelit shëndetësor nuk kanë të ndaluar.

Madje, sipas OMK-së, shqetësues është edhe fakti se, sipas tyre, institucionet përgjegjëse me pasivitetin e tyre janë duke i stimuluar këto sulme.

“Shqetësues mbetet fakti që institucionet përgjegjëse, sidomos ato të ndjekjes penale me pasivitetin e tyre janë duke i stimuluar këto sulme që tanimë janë bërë fenomen ditor”, thuhet në reagim.

OMK mundësin e ekspozimit ndaj kriminalitetit të dhunshëm ndaj mjekut e cilëson të e madhe.

Për këtë, Oda e Mjekësve ka kërkuar që institucionet shëndetësore, autoritetet kompetente të nivelit qendror dhe atij lokal, të trajtojnë me seriozitetin më të madh sigurinë në vendin e punës.

Gjatë ditës Policia e Kosovës kishte njoftuar se një person ka përfunduar në pranga të premten në mbrëmje pasi dyshohet se kishte kanosur një mjek në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.

Sipas njoftimit të forcave të rendit, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari ishte liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti e kishte kanosur ankuesin, mjek në klinikën e lartcekur deri sa ai ka qenë në orar të punës”, thuhej në njoftim.

Reagimin i plotë i Odës së Mjekësve të Kosovës:

Reagim Publik i Odës së Mjekëve të Kosovës. Foto: OMK/Facebookhttps://kallxo.com/lajm/kanos-mjekun-ne-qkuk-arrestohet-nga-forcat-e-rendit/