FOTO: Ilustrim

Sulmohet mjeku në Fushë Kosovë, një i arrestuar

Një person është arrestuar si i dyshuar se ka sulmuar fizikisht një mjek në vendin e tij punës në QKMF-në e Fushë Kosovës.

Sipas policisë  rasti ka ndodhur dje  rreth orës 3 ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupore.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.