Sulmohet me gurë autobusi i KB Bashkimit në Pejë - FOTO

Autobusi i lojtarëve të KB Bashkimit është sulmuar me gurë në dalje të qytetit të Pejës.

“Gurët e hedhur kanë dëmtuar pjesën e përparme dhe anësore të autobusit, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur pasoja tek lojtarët dhe ekipi”, thuhet në njoftimin e klubit në Facebook.

Në njoftim thuhet se sulmi ka ndodhur përderisa autobusi i klubit ka qenë i përcjellë nga policia, e cila ka bërë raportimin e rastit.

“Kjo është hera e dytë që sulmohet autobusi i ekipit tonë, pasi që më parë kishte ndodhur një incident të tillë edhe në Mitrovicë. Ftojmë Federatën e Basketbollit të Kosovës që t’i ketë parasysh këto rastet dhe të merr masat e duhura për parandalimin e sulmeve të tilla edhe në të ardhmen. Aktet e tilla nuk i përkasin basketbollit dhe duhet të dënohen menjëherë”, thuhet në njoftimin e KB Bashkimi.