Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Sulmohet kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri
Në orët e mëngjesit të ditës së sotme (26.10.2024) është sulmuar fizikisht kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri.
KALLXO.com ka kontaktuar me kabinetin e Muhaxhirit i cili ka konfirmuar rastin duke thënë se tashmë policia po e trajton ngjarjen.
Muhaxhiri sipas informacioneve që posedon KALLXO.com dyshohet se u sulmuar fizikisht deri sa po dilte nga një lokal në Pejë.
Në anën tjetër Policia në Pejë ka thënë se kryetari Muhaxheri ka marrë edhe lëndime trupore.
“Sot rreth orës 08:50, në rrugën Bill Klinton, është sulmuar nga dy persona të dyshuar Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lëndime trupore, të dyshuarit janë arrestuar. Me urdhër të Prokurorit te shtetit te dyshuarit ndalohen për 48-ore”, ka thënë Driton Rugova nga Policia në Pejë.
Shkodran Nikçi nga Prokuroria në Pejë i ka thënë KALLXO.com se tashmë janë duke u ndërmarrë gjitha veprimet për të zbardhur situatën ndërsa prokurori ka marrë vendim qe te dyshuarit të dërgohen në mbajtje.