Sulmohet infermierja e Klinikës Infektive nga një familjare e pacientit

Një infermiere në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është sulmuar nga një familjare e një pacienti të shtrirë për trajtim në këtë klinikë.

Infermierja sipas komunikatës nga QKUK është e angazhuar për shërbim nga Ministria e Shëndetësisë.

“ShSKUK dënon ashpër sulmin ndaj infermieres, duke kërkuar sërish nga organet kompetente të ndërmarrin masa urgjente ndaj sulmuesve të punëtorëve shëndetësorë, sulme këto që kohëve të fundit janë shpeshtuar”, thuhet në komunikatë.