Sulmohet gjyqtari në Vushtrri

Rifat Bllata, gjyqtar në Vushtrri, është sulmuar fizikisht dje rreth orës 15.

Sipas zëdhënësit të policisë në Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti , personi i dyshuar është arrestuar.

“Po është sulmuar gjykatësi në Vushtrri, motivet nuk janë të njohura, por personi i dyshuar është arrestuar dhe është në ndalim 48 orë “, tha ai për Kallxo.com

KALLXO.com ka provuar të marrë koment edhe nga gjyqtari mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur deri në momentin e publikimit të artikullit.