Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sulmohet fizikisht Xhavit Drenori

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga iniciativa “Green për Drenas”, Xhavit Drenori është sulmuar sot fizikisht në Drenas.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se lëndime trupore kanë pësuar dy persona të përfshirë në rast.

“Rreth orës 13:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në rrugën “Xhevë dhe Fehmi Lladrovci” në Drenas, ku lëndime trupore kanë pësuar dy persona të përfshirë në rast. Pasi kanë marr trajtimin e nevojshëm mjekësor, në QKMF- Drenas, policia i ka shoqëruar palët e përfshira në rast dhe është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, ka thënë Ahmeti.

KALLXO.com ka provuar që të marrë një koment nga Drenori. I njëjti ka thënë se momentalisht gjendet në stacionin policor, dhe se për rastin do të deklarohet përmes një komunikate për media.