Mitrovica e Veriut. Foto: Atdhe Mulla

Sulmohet fizikisht një qytetar në Mitrovicë

Një serb nga komuna e Mitrovicës, ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur, të cilët dyshohet se i përkasin nacionalitetit serb.

Në raportin e policisë thuhet se viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe se kishte pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit ende nuk janë arrestuar dhe rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.