Sulmohet fizikisht një qytetar në Drenas

Dje në Policinë e Kosovës një qytetar është ankuar se dy persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht, pasi kishin kërkuar para nga ai.

Nga raporti i Policisë së Kosovë bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Rasti ka ndodhur në Drenas, rreth orës 14:40.