
Sulmohet fizikisht një person në Mitrovicën e Veriut
07.6.2023 - 10:35
Një rast i lëndimit të lehtë trupor është raportuar të ketë ndodhur në Mitrovicën e Veriut të martën, më 6 qershor.
Sipas raportit policor, persona të dyshuar e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore.
Ngjarja është thënë se ka ndodhur rreth orës 17:40, përderisa viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Lidhur me rastin, në raportin 24-orësh është thënë se në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë hetimore.