Sulmohet fizikisht një grua në Suharekë, i dyshuari shkeli edhe urdhërin mbrojtës

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga një burrë dje gjatë ditës në Suharekë.

Sipas raportit 24-orësh policor, i dyshuari me këtë veprim ka shkelur edhe urdhërin mbrojtës të lëshuar nga gjykata.

Ngjarja, që është iniciuar si “Dhunë në familje”, raportohet të ketë ndodhur rreth orës 17:00.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.