Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Sulmohet fizikisht një grua në Gjakovë nga një burrë dhe një grua tjetër

Një burrë dhe një grua kanë sulmuar fizikisht një grua tjetër, shtetase të Hungarisë, në Gjakovë.

Rasti është raportuar më 26 gusht, në orën 9:00.

Policia e Kosovës raporton se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si dhunë në familje dhe është nën hetime.