Sulmohet fizikisht inspektori i Ujësjellsit në Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujesjlëllesit “Prishtina”, ka njoftuar se inspektori i kësaj kompanie F.J, është sulmuar fizikisht gjatë ditës së sotme në fshatin Konjuh të Komunës së Lipjanit.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:30, ku inspektori ishte në kryerje të deyrave të tij zyrtare, në identifkkimin e kyçjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit.

“Duke i zënë në flagrancë keqpërdoruesit e ujit, punëtorët tanë sulmohen fizikisht nga persona të papërgjegjshëm. Personi që e sulmoi inspektorin e kompanisë u zu në flagrancë në kyçje ilegale. Rastin e kanë marë përsipër organet kompetente, Policia e Republikës së Kosovës derisa, punëtori ynë i zellshëm ka marrë lëndime dhe është dërguar në emergjencë”, thuhet në njoftimin e ujësjeellesit.