Prizren

Sulmohet fizikisht i mituri në Prizren, arrestohet një person

Një person është arrestuar dje nga Policia në Prizren, pasi që ka sulmuar fizikisht një të mitur.

Policia ka bërë të ditur se motivet e sulmit dyshohet të jenë mosmarrëveshje e më hershme familjare, ndërsa në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në rrugën ‘Fadil Balaj’ në Prizren.