Vushtrria

Sulmohet fizikisht drejtori i Urbanizmit në Vushtrri

Dje rreth orës 14:00 është sulmuar fizikisht drejtori i Urbanizmit në Komunën e Vushtrrisë.

Sipas njoftimit të Policisë, në lidhje me rastin është arrestuar një person, ndërsa i lënduari ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.