Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sulmohet ekipi i RTK-së, reagon AGK

Sot gjatë ditës, një ekip i Radiotelevizionit të Kosovës është sulmuar gjatë kohës sa po kryente punën në Tregun e Gjelbër në Prishtinë.

Për rastin ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Ekipi i përbërë nga gazetarja Qëndresa Duraku dhe kameramani Besnik Latifi, janë sulmuar në Tregun e Gjelbër teksa po realizonin temën e shitësve ambulantë. Sipas njoftimit të televizionit, njëri nga shitësit ka sulmuar kameramanin dhe gazetaren, duke ua pamundësuar kështu realizimin e temës”, thuhet në reagimin e AGK-së.

“AGK-ja e dënon këtë sulm dhe u bënë thirrje organeve të drejtësisë rastin ta trajtojnë me prioritet dhe autorin ta sjellin para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, sipas një njoftimi të RTK-së, për rastin janë njoftuar edhe Policia e Kosovës.