Sulmohet dhe grabitet postieri në Gjakovë, dyshohet se iu vidhen mbi 3 mijë euro

Një person në Gjakovë ka raportuar se gjatë ditës së djeshme se derisa ka qenë në veturë të postës së shpejtë bashkë me një person tjetër, persona të panjohur i kanë sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur 3 mijë e 350 euro.

Sipas Policisë së Kosovës, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:45 në Gjakovë.