Sulmohet brutalisht kryeredaktori i web-faqes së RTK-së, Altin Ahmeti

Kryeredaktori i web-faqes së Radio Televizionit të Kosovës, Altin Ahmeti, është rrahur brutalisht nga pesë persona sot në një lokal të Prishtinës.

RTK ka mësuar që ky sulm fizik ndaj gazetarit Ahmeti ka ndodhur në një lokal në kryeqytet.

Edhe pse ende nuk dihen rrethanat se shkaqet se pse ka ndodhur një sulm i tillë, dihet se pesë personat kanë hyrë në këtë lokal dhe e kanë rrahur kryeredaktorin e web-faqes së RTK’së.

Ndërkaq, personi që dyshohet për sulmin brutal është zyrtari i Telekomit të Kosovës, G.Makolli.

“5 vetë më sulmuan dhe dolën duke më kërcënuar se do të më vrasin. Personi në fjalë është G.Makolli. E ftova policinë dhe prokurorinë, nuk i di arsyet e sulmit”, ka thënë Ahmeti.

Policia dhe prokuroria janë në dijeni të ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin./RTK