Sulmohen seksualisht dy vajza të mitura
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të sulmit seksual. Viktimat, sipas forcave të rendit, janë dy vajza të mitura.
Rasti i parë është i datës 04.08.2024 ku një burrë dyshohet se ka sulmuar një vajzë të mitur seksualisht.
Rasti kishte ndodhur në Fushë Kosovë ndërsa policia pas hetimeve më 23.08.2024 e ka identifikuar të dyshuarin.
“Më 23.08.2024 pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur)” – thuhet në njoftim.
I dyshuari gjendet në qendrën e paraburgimit lidhur me një rasti tjetër. Rasti në hetim.
Ndërsa një rast tjetër, i raportuar më 22.08.2024 është regjistruar në Prishtinë.
“Më 23.08.2024 viktima femër kosovare e mitur, ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore” – thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.