
Foto: Ilustrim
Sulmohen rojet nga të dyshuarit që tentuan të vjedhin thëngjill në Mirash
02.10.2020 - 10:45
Dy të dyshuar janë arrestuar pasi kishin sulmuar rojet e sigurimit gjatë tentativës për të vjedhur thëngjill në KEK-Mirash të Obiliqit.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur me 27 shtator rreth orës 01:25, afër shiritave të thëngjillit.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.