Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi hapësirën e Aeroportit të Prishtinës

Aeroplanët e linjave të ndryshme janë sulmuar mbrëmë me rreze laseri në Lipjan, kështu duke rrezikuar sigurinë e aviacionit civil. Për këtë është njoftuar Policia e Kosovës. Në raportin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:39. Policia e Kosovës është duke hetuar rastin.