Ilustrim

Sulmohen katër persona në Mitrovicën e Veriut

Katër persona kanë raportuar se janë sulmuar nga disa persona të panjohur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lole Ribara” në Mitrovicën Veriore.

Policia ka sqaruar se e gjithë ngjarja sipas viktimave ka ndodhur rreth orës 9 e 40 të mëngjesit, ndërsa dy nga personat e sulmuar ka pësuar lëndime të lehta me ç’rast kanë pranuar edhe ndihmë mjekësore.

Gjithashtu të panjohurit sipas ankesës së të viktimave kanë treguar se të dyshuarit kanë dëmtuar edhe veturën e tyre dhe kanë vjedhur disa dokumente.

Policia nuk ka treguar nëse për rastin ka persona të identifikuar ndërsa është njoftuar edhe prokurori i rastit.

Ngjarja ende është duke u hetuar nga ana e policisë.