Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sulmohen infermieret dhe mjeku, reagon Sindikata

Dy infermiere dhe një  anesteziolog kanë raportuar në Policinë e Kosovës se janë sulmuar fizikisht nga një familjar i një pacienti në QKUK, dje rreth orës 15:00.

Sipas njoftimit të Policisë, nuk raportohet për të lënduar dhe se i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Për rastin kanë reaguar nga Sindikata e Infermierëve të Kosovës të cilët kanë dënuar sulmin dhe i kanë bërë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Ministrisë që të ofrojnë siguri në vendin e punës.

“ Me dt 08.01.2021 në Klinikën Infektive në QKUK ka ndodhë një sulm ndaj infermieres H.I. të kësaj Klinike. Sindikata e Infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj infermieres. Sindikata e Infermierëve ju bën thirrje organeve kompetenete që sa më shpejt të merren me rastin dhe kryerësi të dal para drejtësisë. Ftojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qkuk-në, që infermierëve të ju ofroj siguri në vendin e punës, në mënyrë që rastet e tilla të mos ndodhin më kurrë”, thuhet në reagimin e sindikatës.