Foto: Ilustrim

Pejë: Rrahen dy policë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, të cilët kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Eliot Engel” në Pejë, dje rreth orës 13:50.

Sipas Policisë, njëri nga viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. RTV21