
Foto: Kallxo.com
Sulmohen dy persona në Qendrën e Skijimit në Brezovicë
06.2.2023 - 10:43
Policia e Kosovës është duke hetuar një rast të një sulmi që dyshohet të ketë ndodhur në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.
Sipas njoftimit policor, pak para mesnatës së 4 shkurtit të 2023-së, rreth orës 23:40, dy viktima janë sulmuar fizikisht nga disa persona.
Si pasoj e këtij sulmi, viktimat është thënë se kanë pranuar edhe tretman mjekësor, përderisa ngjarja është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.
Tutje është thënë se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.