Rajoni Toropets pas sulmit ukrainas. Foto Reuters nëpërmjet mediave sociale

Sulmi ukrainas në depon e raketave dridh Tverin rus

Një sulm i madh i kryer prej dronëve ukrainas ka shkaktuar shpërthim të krahasueshëm me fuqinë e një tërmeti në një depo arsneali ushtarak në rajonin rus të Tvernit të mërkurën (18.09.2024), duke i detyruar banorët e rrethinës të strehoheshin, kanë raportuar blogerët e luftës dhe disa media, shkruan Reuters.

Video-xhirimet dhe pamjet e paverifikuara në mediat sociale kanë treguar një shtëllungë të madhe flake pas shpërthimit që ka shkuar deri lart në qiell dhe detonime të shumëfishta në mbarë zonën matanë një liqeni, nja 380 kilometra në perëndim të Moskës.

Pamjet satelitore të NASA-s kanë treguar burimet e shkallës së lartë të nxehtësisë prej një një hapësire prej 14 kilometrash katrorë në zonë në orët e hershme të së mërkurës, teksa një qendër për monitorimin e tërmeteve ka spikatur ato që censorët e kishin përceptuar si tërmet zonë.

“Armiku ka goditur një depo municioni në rajonin e Toropetsit”, ka thënë Yuri Podolyaka, një bloger i lindur ukrainas, por me pikëpamje që mbështetin ushtrinë ruse. “Gjithçka që digjet, tashmë po digjet atje (dhe po shpërthen)”.

Mediat shtetërore ruse kishin raportuar më parë se një arsenal i madh municioni i armëve konvencionale ndodhej në zonën e shpërthimeve. Por mediat shtetërore, që janë subjekt i censurës ushtarake, nuk kanë thënë asnjë fjalë për shpërthimin të mërkurën.

Igor Rudenya, guvernator i Tvernit, ka thënë se dronët ukrainas janë qëlluar dhe rrëzuar, se një zjarr ka shpërthyer dhe se disa banorë janë detyruar të evakuohen.

Një burim brenda shërbimit shtetëror të sigurisë të Ukrainës (SBU) ka bërë të ditur për Reutersin se sulmi me dron ka shkatërruar një depo ku ruheshin raketat, bombat e telekomanduara dhe municion artilerie. Nuk ka pasur ndonjë komentim nga qeveria ukrainase pas raporteve të mediave.

 

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com