Ish-Presidenti i ShBA-së, Donald Trump FOTO-REL

Sulmi në Kapitol Hill - më shumë njerëz po dalin me prova kundër ish presidentit Trump

Më shumë dëshmitarë po dalin me detaje të reja mbi trazirat e 6 janarit në kapitol Hill pas dëshmisë shkatërruese të ish ndihmësit të Shtëpisë së Bardhë, Cassidy Hutchinson, javën e kaluar kundër ish-presidentit Donald Trump, thotë një anëtar i një komiteti të Dhomës së Përfaqësuesve që po  e heton revoltën e 6 janarit.

Paneli e ka ftuar tashmë ish-këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë, Pat Cipollone, për të cilin hetuesit kanë shpresë se do të paraqitet të mërkurën për një depozitim dhe paneli, po ashtu, do t’i mirëpresë gjithashtu detajet vijuese nga anëtarët e Shërbimit Sekret me Trumpin atë ditë.

Komiteti e ka intensifikuar hetimin e tij njëvjeçar për sulmin e 6 janarit 2021, dhe përpjekjet e Trump për t’i përmbysur zgjedhjet e vitit 2020. 

Seancat e ardhshme do të kenë si qëllim të tregojnë se si Trump udhëhoqi në mënyrë të paligjshme një turmë të dhunshme drejt Kapitolit më 6 janar dhe më pas nuk arriti të ndërmarrë veprime të shpejta për ta ndaluar sulmin sapo ai filloi. 

Gjatë fundjavës, Rep. Liz Cheney, R-Wyo., nënkryetarja e komitetit, e bëri të qartë se referimet penale në Departamentin e Drejtësisë, përfshirë kundër ish presidentit Trump, mund të pasonin tash e tutje.

Komiteti gjithashtu i ka shqyrtuar pamjet e reja filmike dokumentare të muajve të fundit të Trumpit në detyrë, duke përfshirë intervistat me Trumpin dhe anëtarët e familjes së tij./AP

Përgatiti: Nuhi Shala