Sulmi në Ibër-Lepenc, Hoxha: Pë realizimin e sulmit u përdorën eksplozivë deri në 20 kilogramë
Për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se është përdorur një sasi e konsiderueshme e eksplozivit nga 15 deri në 20 kilogramë.
Siç tregon Hoxha, eksplozivi ka qenë i vendosur në një çantë të zezë, e cila është aktivizuar me detonatorë mekanikë përmes fitilit ndezës me djegie të ngadalshme.
“Si pasojë e këtij sulmi janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në kanalin e Ibër-Lepencit, si pasojë e të cilave është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për shumë zona dhe lokalitete si dhe duke rrezikuar tejmase edhe funrnizimin me energji elektrike apo edhe rrezikun me pasoja më të rënda për avari me sitemin energjetik të Republikës së Kosovës”- është shprehur Hoxha.
Gjatë fjalës së tij në konferencën e thirrur për media, drejtori i përgjithshëm i Policisë tha se sipas hetimeve të deritanishme, “është e qartë që kemi të bëjmë me një grup mirë të organizuar të cilët kanë njohuri dhe shkathtësi në përdorimin e mjeteve shpërthyese”.
Përveç kësaj, Hoxha ka përmendur edhe raste të tjera ku institucionet e Kosovës u bënë cak i sulmeve me granata dore dhe mjete të tjera shpërthyese, për çka thotë se gjatë muajve të fundit insitucionet e vendit po sfidohen, siç thotë ai, nga grupe kriminale e terroriste, të cilat po cënojnë dhe kërcënojnë sigurinë dhe rendin publik të Kosovës.
“Vetëm në gjshtëmujorin e fundit, përkatësisht që nga muaji qershor i vitit 2024, në komunat me shumicë serbe në veri të vendit janë evidentuar 10 raste të sulmeve me mjete shpërthyese, të cilat ishin të drejtuara ndaj qytetarëve të Republikës së Koosvës, pa dallim”- ka thënë Hoxha.
Përveç rastit të mbrëmshëm (29.11.2024), Hoxha ka përmendur edhe dy raste të tjera të sulmeve në komunën e Zveçanit.
“Rasti i datës 26.11.2024 sulmi terrosist me dy garabat dore te stacioni policor në Zveçan që si pasojë e këtij sulmi terrorist janë shkaktuar dëme të konsiderushem materiale në objektin Stacionit të Policisë dhe të pronës së sajë duke rrezikuar edhe jetën e zyrtarëve policor… Rasti i datës 28.11.2024, sulmi terrosit me grabatë dore në objektin e komuëns së Zvecanit”- ka shtuar tutje Hoxha.
Qeveria e Kosovës thotë se ky sulm është dirigjuar e orkestruar nga Serbia e i kryer nga profesionistë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se tashmë janë bërë arrestimet e para në lidhje me këtë rast. Këtë sulm e kanë dënuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Europian.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Joseph Borrel e ka quajtur sulm terrorist shpërthimin në kanalin ujor të Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut.Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar më 30.11.2024 se pavarësisht dëmtimit që shpërthimi shkaktoi në kanalin e Ibër-Lepencit, kanë arritur të sigurojnë energji elektrike për vendin përmes vendosjes së gjashtë gypave të përkohshëm, me kapacitet të mjaftueshëm për të siguruar ujë për ftohjen e termocentralit “Kosova B”.
Për këtë çështje, Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme në orën 1:30 të mëngjesit të sotëm (30.11.2024), ku ka diskutuar për këtë shpërthim. Në mbledhje, sipas një komunikate për media, u fol për ndërlidhjen e mundshme të rastit të djeshëm, me një sulm të ngjashëm rus në Ukrainë javën e kaluar.
Në këtë mbledhje janë diskutuar edhe masat emergjente që janë marrë dhe po merren për të zbutur pasojat e sulmit dhe për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike në vend.Ndërkohë, ekipe të Misionit Paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë dalë më 30.11.2024 në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur shpërthimi.
Të gjitha lajmet rreth situatës pas shpërthimit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit mund t’i lexoni në artikullin e mëposhtëm.