Spitali Isa Grezda - Gjakovë - Foto arkiv: Kallxo.com
Sulmi ndaj punëtorit të sigurimit në Spitalin e Gjakovës, rrahet dhe i vidhet qaforja 1800 euro
Në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar fizikisht punëtori i sigurimit të Spitalit Rajonal të Gjakovës.
I njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nysret Xhurkaj, ka dhënë detaje në lidhje me rastin që ka ndodhur në Spitalin e Gjakovës.
Xhurkaj ka thënë se punëtori i sigurimit është sulmuar nga tre persona të cilët kishin shkuar në spital për të vizituar një pacient por të njëjtit ishin ndaluar nga punëtori i sigurimit.
Përveç që e kishin sulmuar fizikisht punëtorin e sigurimit, të njëjtit i është marrë edhe një qafore ari.
“Tek porta hyrëse e spitalit personat e panjohur ishin ndaluar nga sigurimi i spitalit dhe të njëjtit e kishin sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht dhe nga qafa ia kishin marrë një qafore ari me vlerë prej 1800 euro, si dhe ia kishin thyer telefonin Iphone 11, dhe me pas ishin larguar në drejtim të panjohur”, tha Xhurkaj.
Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit janë ende të pa identifikuar.