Sulmi ndaj policëve në veri, pamje të iriqëve metalikë dhe predhave (FOTO)

Institucionet e sigurisë njoftuan se për tri ditë me radhë policët e Kosovës në veri janë sulmuar katër herë, derisa po shkonin për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare.

Madje ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se sot në mëngjes policët janë sulmuar me granata dore dhe kallashnikov.

Edhe mbrëmë në orët e vona ka pasur të shtëna me armë në Zubin Potok, të cilat Policia e Kosovës nuk ka arritur t’i identifikojë nëse kanë qenë nga brenda territorit të Kosovës apo Serbisë.

Kurse sot, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në konferencë për media ka thënë se brenda tri ditëve (13-15 prill) janë realizuar katër sulme të sinkronizuara në një territor ku sulmet kanë ndodhur shumë afër njëra tjetrës.

Ministria e Punëve të Brendshme ka dërguar disa fotografi që tregojnë sulmet ndaj Policisë së Kosovës.