Sulmi ndaj policëve në Fushë Kosovë, Prokuroria kërkon paraburgimin e të dyshuarëve

Departamenti i krimve të rënda i Prokurorisë themelore në Prishtinë ka kërkuar nga gjykata themelore në Prishtinë paraburgim ndaj pesë të dyshuarëve G.K., A.K., F.K., B.K., dhe Sh.K., me dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.9 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se rasti ka të bëjë me përleshjen e cila ndodhi në Fushë Kosovë, me 3 nëntor 2020, si pasojë e shqiptimit të një tikete kundërvajtjeje.

Si pasojë  janë sulmuar fizikisht me mjete të forta (shipka të metalit) dy zyrtarë policor nga shtatë persona të dyshuar. Nga kjo përleshje pesë persona kanë marrë lëndime trupore, prej tyre dy zyrtarë, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në njoftim gjithashtu theksohet se të dyshuarit me vendim të prokurorit të shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Incidenti i djeshëm në Fushë Kosovë për shkak të një tikete