Foto: Ilustrim

Sulmi ndaj një të mituri në Suhodoll, arrestohet një 22-vjeçar

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për sulmin fizik ndaj një të mituri të komunitetit serb që ka ndodhur dje në Suhodoll të Mitrovicës.

Hetuesit policorë të stacionit Jugu të Mitrovicës kanë arrestuar një 22-vjeçar, i dyshuar për përfshirje në veprën penale – lëndim i lehtë trupor.

Në njoftimin e Policisë thuhet se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.