Foto: Ilustrim

Sulmi ndaj gruas në market, Prokuroria kërkon paraburgimin e të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se i dyshuari për sulm të një gruaje në një nga marketet në Prishtinë me aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje prej 48 orësh.

Sipas prokurorisë ndaj të arrestuar eksiton dyshimi se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi”, nga neni 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tutje prokuroria sqaron se rasti ka ndodhur më 24 tetor në njërin marketet në Prishtinë, ku personi i lartcekur dyshohet se me grushte ka sulmuar një grua dhe të njëjtës i ka shkaktuar lëndime trupore, me ç’ rast e dëmtuara ka pranuar trajtim mjekësor.

Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është paraqitur dje në gjykatën kompetente.​

Dje në media ka qarkulluar një video në të cilën shihet sesi një burrë sulmon fizikisht një grua në një nga marketet në kryeqytet.