Foto: Ilustrim

Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria në Prishtinë ka njoftuar se dje Prokurori i Shtetit ka filluar hetimet dhe në të njëjtën kohë ka paraqitur në Gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale lëndim i lehtë trupor në rastin e sulmit ndaj gazetarit Valon Syla.

Syla ishte sulmuar në lagjen Pejton të Prishtinës më 22 dhjetor, ndërsa B.J. është ndaluar me vendim të Prokurorit për 48 orë si i dyahusra për këtë rast.

KALLXO.com ka raportuar për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Sulmohet gazetari Valon Syla në Prishtinë