Foto: Kallxo.com
Sulmi ndaj dy infermierëve, protestë para spitalit në Mitrovicë
06.12.2019 - 07:07
Sindikata e Spitalit të Mitrovicës organizon protestë para objektit të Spitalit Regjional të Mitrovicës në shenjë pakënaqësie me rastin e sulmit të dy punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës.
Të mërkurën mbrëma rreth orës 20:00 janë sulmuar fizikisht infermierët F.M. dhe A.H., të cilët kanë marrë lëndime trupore nga familjarët e pacientëve.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka dënuar ashpër sulmin ndaj punonjësve shëndetësorë dhe kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin në fjalë dhe sulmuesit të nxirren para drejtësisë.
.