Sulmi ‘masiv’ i Rusisë ndaj infrastruturës energjetike në Ukrainë, shtatë të vdekur

Rusia sulmoi infrastrukturën energjetike në Ukrainë gjatë natës se 17.11.2024 duke goditur gjithashtu edhe ndërtesat civile, derisa raportohet se deri tani shtatë persona kanë vdekur.

Presidenti Zelensky tha se janë lëshuar 120 raketa dhe 90 dronë gjatë një ‘sulmi masiv të kombinuar në të gjitha rajonet’, me raketa që arritën deri në pjesën më perëndimore të Ukrainës.

Kompania më e madhe private e energjisë në Ukrainë deklaroi se sulmet shkaktuan dëme të mëdha në plantacionet e saj të energjisë termike.

Disa rajone ende janë pa energji elektrike pas dëmtimit të infrastrukturës energjetike.

Dy deputetë ukrainas i thonë BBC-së se vendi i tyre ka nevojë për “mbështetje më të madhe ushtarake nga aleatët”.

Sipas raportimeve, për herë të parë pas një kohe të gjatë, raketat ruse kanë depërtuar në rajonin më perëndimor të Ukrainës.

Sulmi masiv vjen teksa pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës po shkon drejt ditës së 1.000.

Rusia ka shpenzuar sasi të mëdha armësh dhe ka humbur shumë njerëz për të bërë përparim të vogël, por të qëndrueshëm territorial dhe deri më tani ka nën kontroll pothuajse një të tretën e territorit të Ukrainës.