Mjeku - Foto: REL/Shutterstock

Sulmet ndaj stafit shëndetësor në Spitalin e Ferizajt

Sulmet ndaj mantebardhëve në Komunën e Ferizajt kohëve të fundit janë bërë pothuajse të pashmangshme.

Drejtori i Spitalit Rajonal në Ferizaj, Jeton Zeqiri, thotë se brenda dy viteve sa është drejtor në këtë Spital janë raportuar tre incidente ndërmjet stafit shëndetësor, familjarëve të pacientëve dhe pacientëve.

“Unë tash jam në mandatin e dytë. Është rritë dukshëm siguria e pacientit, ndërsa deri tani kanë qenë një rrahje e regjistruar nga ana e familjarëve (të pacientit) kundrejt mjekut. Një herë nga mjeku dhe dy herë nga infermierët”, tha Zeqiri për KALLXO.com.

Në njërin nga incidentet ai thotë se sulmuesi ka qenë me problem psiqike, ndërsa rasti i dytë ka qenë fjalosje për shkak të mos pritjes së pacientit sipas rendit, ku pastaj i njejti ka sulmuar në dorë infermieren.

Cak i sulmeve të mantelbardhëve nuk janë vetëm stafi shëndetësor në Spital por edhe ai i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Dy ditë më parë një mjekë në Ferizaj është sulmuar në vend të punës, sipas drejtorit të Spitalit, ky rast ka ndodhur në QKMF, jo në Spital.

Ferizaj, mjeku sulmohet në vendin e punës