Një pjesëtar i Njësisë Speciale të Kosovës në Zveçan | Foto: KALLXO.com
Sulmet ndaj policisë në Zveçan me mjete eksplozive e armë zjarri, forcat e rendit po hetojnë rastin
Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se po hetohet rasti i sulmit të zyrtarëve policorë të hënën më 29 maj në Zveçan.
Në raportin 24 orësh, forcat e rendit thanë se është njoftuar edhe Prokurori i Shteti.
I gjithë rasti po konsiderohet si “Sulm kundër rendit kushtetutës të Kosovës”.
“Me datën e cekur rreth 70-80 persona të dhunshëm, duke përdorur mjete eksplozive të ndryshme, armë zjarri, gurë dhe tulla betoni kanë sulmuar zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare” – thuhet në njoftim.
Lidhur me ketë rast, policia tha se është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Që nga e dita e premte e 26 majit, serbët lokal kanë nis të protestojnë duke kundërshtuar vendosjen e kryetarëve në objektet e komunave.