Sulmet mes tifozërive në Kosovë, Mujku i cilëson si burim të ekstremizmit
Nuk janë të rralla rastet kur dy tifozëri të klubeve të caktuara të sporteve sulmojnë njëra-tjetrën në Kosovë.
E sulmet e tilla nga njohësi i fushës së ekstremizmit të dhunshëm, Vehbi Mujku, po vlerësohen si burim i ekstremizmit.
“Unë kisha me thanë që këtu është burimi i këtij ekstremizmi, i këtij radikalizmi të të rinjve sepse aty motivohen” – theksoi Mujku gjatë emisionit “Kallxo Përnime”.
Ai tha se shumë herë ka raste kur tifozeritë edhe kalojnë në raste më të rënda duke përdorur armë të ftohta për të sulmuar njëri-tjetrin.
“Intelektualët, Skifterat në Gjilan në derbi çdo herë gati ka therje me thika, ka rrahje” – tha Mujku.
Ai shtoi se shumë herë ka qëlluar në autobus me tifozë kur kanë pësuar sulm duke u goditur me gurë apo mjete të tjera të forta.
“Krejt xhamat e autobusëve janë thy, na jena kanë të vdekur sepse ai guri, ajo tullë që ka ardhë në autobus ka qenë vdekjeprurëse” – tha Mujku.
Ai shtoi se rast i tillë janë edhe ndeshjet mes Prishtinës dhe Trepçës. Mujku tha se në Mitrovicë nuk u lejohet të shkojnë për shkak të sigurisë.
www.kallxo.com