Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 31 persona në Gaza, thonë mjekët palestinezë

Bombardimet ajrore izraelite i kanë lënë të vdekur së paku 31 persona në Rripin e Gazës të dielën, kanë thënë mjekët palestinezë, duke njoftuar gjysma e viktimave ishin të rajonet ku ushtria izraelite kishte nisur fushatën me qëllim të parandalimit të të rigrupimit të “Hamasit”, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters më 04.11.2024.

Palestinezët kanë thënë se ofensivat e reja tokësore dhe evakuimet e detyrueshme përbëjnë “spastrim etnik”, me synim zbrazjen e dy qytezave të Gazës dhe një kampi refugjatësh me popullsi palestineze me qëllim që të krijohen zona neutrale. Izraeli i ka hedhur poshtë akuzat, duke pretenduar se po lufton militantët e Hamasit, të cilët kanë kryer aksione luftarake prej këtyre anëve.

Mjekët kanë thënë se së paku 13 palestinezë janë vrarë në sulme të ndara mbi shtëpi në Beit Lahiya dhe Jabalia, ku ndodhen më të mëdhat prej tetë kampeve të refugjatëve dhe ku kishte fokus të madh të ofensivës së re ushtarake izraelite.

Të tjerët janë vrarë në sulme të tjera ajrore izraelite në qytetin e Gazës dhe në zonat jugore, përfshirë një në Khan Younis, ku zyrtarët kanë thënë se janë vrarë tetë persona, përfshirë edhe katër fëmijë.

Në një spital në Beit Lahiya u dogj një pjesë e ndërtesës për shkak të sulmit izraelit, kanë thënë mjekët. Por, Izraeli i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se zjarri u shkaktua nga një tankier që ishte vendosur nga militantët e Hamasit. Si pasojë e shpërthimeve është dëmtuar edhe rrjeti i furnizimit me ujë i spitalit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se incidenti ka ndodhur pavarësisht një ujdie për ndalje të sulmeve dhe luftimeve prej dy palëve në këtë zonë, për të lejuar kryerjen e vaksinimit të fëmijëve.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com