Shpërthimi në Kiev -Ilustrim Burimi: VOA

Sulme me raketa në Kiev

Disa shpërthime të mëdha kumbuan nëpër Kiev herët të dielën, raporton BBC.

Një ndërtesë banimi është dëmtuar, pas sulmeve të dukshme me raketa ruse.

Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bjellorusia fqinje, e cila njihet si aleate e Rusisë, por jo e përfshirë zyrtarisht në konflikt.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./BBC