Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Sulme dhe pengime të personave zyrtarë në Prishtinë e Suharekë
Në Policinë e Kosovës janë raportuar dy raste të sulmeve dhe një rast i pengimit të personave zyrtarë.
Sulmet ndaj personave zyrtarë kanë ndodhur në Prishtinë.
Në rastin e parë, rreth orës 08:30, dyshohet se një person ka kanosur dhe sulmuar dy zyrtarë policorë.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në rastin e dytë që ka ndodhur në Prishtinë, rreth orës 18:00 dyshohet se një i dyshuar ka sulmuar fizikisht një ekip mjekësor.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt” – njofton Policia, më 17.10.2024.
Ndërsa, rasti i pengimit të personit zyrtar ka ndodhur në Suharekë, rreth orës 14:15.
Një person dyshohet se i kishte ofenduar dhe kanosur zyrtarët policorë gjatë detyrës.
“I dyshuari ka refuzuar të intervistohet dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – ka njoftuar Policia.