Ilustrim
Sulm për parking në Ferizaj, arrestohen dy të dyshuar
Dy burra – njëri 75-vjeçar dhe tjetri 48-vjeçar, janë arrestuar më 04.08.2024 në Ferizaj si të dyshuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor.
Sipas Policisë, të arrestuarit dyshohen se kanë sulmuar një burrë në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani”.
Dyshimet e para thonë se e gjithë ngjarja kishte filluar për shkak të parkingu të veturës, madje të arrestuarit dyshohet se viktimës ia kanë dëmtuar gomat e veturës.
Ngjarja kishte ndodhur në 23:30h. Policët e rendit me të marrë informatën ishin nisur në vendin e ngjarjes ku kishin hasur në personin që ishte sulmuar nga dy persona tjerë.
Policia tha se të dyshuarit XH.H. dhe SH.H janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.
PK-ja njoftoi se si provë materiale është sekuestruar edhe një kaçavidë, me të cilën dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.