Ilustrim

Sulm ndaj personit zyrtar në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Në Podujevë është arrestuar një person nën dyshimin se ka kanosur dhe sulmuar fizikisht një zyrtar, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, të publikuar më 13.09.2024.

Rasti është raportuar më 12.09.2024 rreth orës 13:30.

I dyshuari pasi është intervistuar është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.