Policia e Francës, Foto: Pixabay

Sulm me thikë ndaj disa fëmijëve në një park në Francë

Disa fëmijë janë goditur me thikë në një park pranë liqenit Annecy, në juglindje të Francës, tha ministri i Brendshëm.

Ministri frances, Gerald Darmanin konfirmoi se autori ishte arrestuar nga policia, raporton BBC. 

Deputeti rajonal Antoine Armand, e përshkroi sulmin si “të neveritshëm” dhe tha se autoritetet po hetonin.

Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne, është nisur për në vendngjarje.

Gjashtë fëmijë u plagosën në sulmin me thikë, raportoi agjencia e lajmeve AFP, dhe mediat lokale thanë se dy ishin në gjendje kritike.

Tutje u raportua se viktimat ishin rreth 3-vjeçarë.

Asambleja Kombëtare e Francës ka mbajtur një minutë heshtje dhe rrugët janë të bllokuara rreth skenës së sulmit.