Sulm me thikë, dy fëmijë të vrarë dhe 16 persona tjerë të plagosur në Kinë

 

Dy fëmijë kanë vdekur dhe 16 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një burrë hyri në një kopsht të fëmijëve në Kinën jugore dhe i sulmoi me thikë.

Dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, transmeton rtv21.tv.

Policia ka arrestuar një të dyshuar dhe një hetim mbi sulmin është duke u zhvilluar.

Kina është përballur me një mori sulmesh me thikë në shkolla gjatë viteve.

Ata që zbulohet se kanë kryer sulmet kanë qenë zakonisht njerëz që jetojnë me sëmundje mendore, ose që kërkojnë hakmarrje ndaj zyrtarëve ose individëve të njohur për ta.

Motivi i sulmit të së mërkurës nuk është i qartë, por i dyshuari raportohet të ketë hyrë në kopshtin e fëmijëve në zonën Xinfeng të Beiliu rreth orës 14:00 me kohën lokale.

Kopshtet në Kinë zakonisht marrin fëmijë nga mosha tre deri në gjashtë vjeç.

Sulmet e mëparshme vdekjeprurëse ndaj fëmijëve të shkollës në Kinë përfshijnë një incident në shtator të vitit 2019 në të cilin tetë fëmijë u vranë në provincën Hubei dhe vdekja e nëntë studentëve të shkollës së mesme në Kinën Veriore kur një burrë i sulmoi ata ndërsa ishin duke shkuar për në shtëpi në Prill të viti 2018 .

28-vjeçari thuhet se pretendoi se ishte ngacmuar në shkollë si fëmijë./21Media